Situata Covid-19 / Mjeku higjenist : Numri i testeve ditore, jo i mjaftueshëm

374
Mjeku Higjenist Nestor Memsuri, anëtar i kryesisë së LSI Durrës ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me pandeminë në vend. Ai deklaroi se numri i testimeve brenda 24 orëve nuk është i mjaftueshëm për të menaxhuar situatën.
Ja postimi i plotë :
2,000 testime në 24 orë nuk arrinë dot të ndihmojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë.
Nuk arrihet dot të ndiqet me efikasitet trinomi Testim – Gjurmim – Trajtim.
Duhen 10,000 testime në ditë që të vihen në kontroll pandemia.
Shtoni numrin e testimeve.
Licensoni mjekët dhe infermierët.
Shtoni grupet e terrenit për testimet.
Jeta e shqiptarëve është e shtrenjtë.
Nestor Memsuri
Mjek, Higjenist – Epidemiolog
Anëtar i Kryesisë – LSI Durrës
Sigal