Kastriot Islami : ‘Kjo rini nuk ka nevojë për leksione apo këshilla’

250
Prof. Dr Kastriot Islami ka reaguar me një status në llogarinë e tij në rrjetin social facebook në lidhje me protestën dhe ndërgjegjësimin e të rinjve të cilët sipas tij nuk kanë nevojë për leksione apo këshilla, por të gjithë ne duhet të mësojme prej tyre.
Ja statusi i plotë :
Kjo gjenerate te rinjsh ne proteste s’ka nevoje per leksione apo keshilla, por te gjithe ne duhet mesojme prej tyre…
Ky ndërgjegjësim rinor po rritet me shpejtësi të madhe, pa pasur nevojën e një organizimi “politik”…. Ajo që ka ndodhur këto mbrëmje te këtij dhjetori është një leksion i përsosur “demokracie” për të gjithë politikanet por edhe per te gjithe shqiptarët që më së pari jetojnë e vuajnë në Shqipëri por edhe për të gjithë ata emigrantë që përjetojnë kurbetin e vështirë për shkak të keqqeverisjes së 7 vjetëve të fundit. Kjo gjenerate te rinjsh ka ndjere e pesuar mbi supet e saj se qeverisja aktuale jo vetëm i ka varfëruar, shkatërruar shtëpinë e pronën, nënshtruar, blerë votën por edhe i ka dhunuar e më së fundmi po i merr edhe jetën…duke i detyruar të emigrojne, pra duke ju vrarë shpresen dhe te ardhmen! Pikerisht keto nuk i durojne dot me keta te rinj dhe mbi te gjitha nuk pranojne asnje lloj kompromisi dhe nuk mundet askush ti komprometoje, aq me pak Rama qe e konsiderojne nje mashtrues ordiner, nje “kufome” qe fshihet dhe kundermon e kur eshte keq lepihet! Ky eshte nje ndryshim shume i madh!
Sigal