Përplasjet për ndërtimin e thertores në Laknas, arrihet marrëveshja mes banorëve dhe firmës

Mesditën e sotme banorët e Laknasit janë përplasur në prezencë të policisë me punonjësit të firmës ku do të ndërtohet thertorja në këtë zonë, kundër të cilës protestohet prej muajsh.

Pas përplasjeve, banorët kanë shkuar për të takuar Rakip Sulin, Kryetarin e Bashkisë Kamzë. Në takim kanë marrë pjesë dhe përfaqësues së firmës që ndo ndërtojë thertoren. ç

Sigal

Fax News mëson se nga takimi me kryetarin e bashkise Rakip Suli u vendos, mbajtja e nje takimi me te gjithe palet e interesit per vendosjen e nje pauze deri me date 20 tetor qe eshte seanca gjyqesore te mos vijojne punimet.

Përplasjet e ditës së sotme u shoqeruan me tensione të mëdha edhe përkundrjet punonjësve të policisë, teksa banorët i akuzuan policët si të shitur prandaj dhe nuk ndërhyjnë për shuarjen e konlfliktit.

Banorja: Për çfarë rrini këtu në hije përse nuk ndërhyni. Rrinë duke parë, presin të vriten njerëzit këtu? Jeni të korruptuar…
Efektivja e policisë: Mos më prek me dorë mua…

Sipas banorëve firma nuk ka asnjë lloj dokumenti për të vazhduar me ndërtimin e thertores dhe theksojnë se ky vendim është ndërmarrë nga ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Ditën e sotme protestës i është bashkuar edhe ambientalisti, Sazan Guri, i cili i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryeministrit Rama që të vijnë në këtë zonë për të dëgjuar kërkesat banorëve. Guri ka kërkuar që të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit i cili del më 20 tetor.

“Më 20 tetor është Gjyqi i Apelit, këta nuk presin vendimin por duan ta ndërtojnë sa më shpejt. Kam një thirrje për Bledi Çuçin. Policët e Kamzës mos vijnë që të kërcënojnë qytetarët që protestojnë por të vijë këtu t’i japë përgjigje kërkesës së banorëve. Ndërsa për Edi Ramën doja që t’i thoja të hapë telefonin kur i bie, e di unë që është i zënë me punë të tjera, por pasdite ka kohë për të folur edhe për këtë problematikë”, u shpreh Sazan Guri.