Tiranë, UKT njofton: Kryeqyteti furnizohet me ujë, situata u normalizua

520
Pas një dite të vështirë në furnizimin me ujë, ndërmarja e ujësjellësit njofton se në orët e para të mëngjesit situata është normalizuar. Sipas UKT është stabilizuar situata e krijuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike në qafë mollë dhe se pjea më e madhe e Tiranës furnizohet normalisht me ujë. Kufizime me furnizim me ujë ka për shkak të rënies së presionit në pikat fundore që janë zona e Komunës së Parisit si dhe Sauku i sipërm që lidhet me rënien e prurjeve nga Selita si dhe pjesërisht në zonën e Liqenit të Thatë dhe në Kombinat. Ndërkohë ujësjellësi apelon qytetarët të tregohen më të përmbajtur në konsumimin e ujit.
Sigal