Protesta e pestë/ Blindohet ministria e brendshme

319
Sigal

Një orë para protestës së paralajmëruar për në oërn 18:00, forcat e policisë kanë krijuar kordonin e sigurisë përreth Ministrisë së Brendshme.

Përveç forcave të shumta policore, në gatishmëri janë edhe dy autobotë me ujë.

Duhet theksuar se të gjithë efektivët e policisë janë të pajisur me maska anti-gaz.

Kjo është dita e pestë rradhazi që protestohet kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.