Gjendja e posteve te reanimacionit Covid / Shehu : Shkak për shtimin e humbjeve njerëzore; papërgjegjeshmëri e Qeverisë!

328
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë shëndetësore që po kalon vendi si pasojë e përhapjes së frikshme të pandemisë së koronavirusit dhe keqmenaxhimit të kësaj situate nga ana e qeverisë dhe autoriteteve shtetërore. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Shehu shprehet se gjendja e posteve të reanimacionit Covid, është shkak për shtimin e humbjeve njerëzore dhe papërgjegjshmëri e Qeverisë!

“Gjendja e posteve të reanimacionit Covid, shkak për shtimin e humbjeve njerëzore; papërgjegjshmëri e Qeverisë! Pavarësisht kjo devocionit të personelit mjek e infermier në ato, që megjithëse të rraskapitur përpiqen të bëjnë më të mirën e mundshme! Mjafton të lexosh statistikat zyrtare për ta kuptuar këtë gjendje të rëndë: Vendet reale të reanimacionit për të sëmurët Covid në Tiranë janë më pak se 20, pa përmendur këtu parametrave të tyre larg standardeve europiane për nivelet strukturale, ajrimin, nivelin e centralizimin e monitorimit, në pajisjet diagnostikuese e mjekuese, në gamën e metodave që aplikohen, etj. Reanimacionet nuk improvizohen duke zgjatur aty apo këtu disa tuba…! Po kështu edhe kujdesi njerëzor për këto pak poste është shumë larg asaj që duhet, aktualisht ka rreth 1 infermiere në turn për dy të sëmurë, kur duhet të ishin 3-4 infermere për dy të sëmurë në turn, pa folur për mjekët: Pra, vetë numri i posteve të reanimacionit që po përdoren në këtë përballje është shumë i vogël, gjë që konfirmohet edhe nga këto shifra: Sipas të dhënave shtetërore, në një ditë humbin jetën mesatarisht 16 pacientë Covid, numër që realisht duke u kondicionuar vetëm me pozitivitetin e “tamponit” paraqitet më i ulët artificialisht. Kjo imponon pyetjen: Si është e mundur që në një realitet me rreth 20 poste reanimacioni të humbin jetën 16 njerëz në ditë?! Sepse normalisht pacienti i tillë në një spital duhet të humbë jetën vetëm në shërbimin e Reanimacionit, që është barriera e fundit që ndan jetën nga vdekja. Në bazë të çdo logjike, mbi këto shifra në dispozicion të pacientëve Covid duhet të ishin minimalisht 100-150 poste Terapie Intensive, gjë që del lehtë, duke u bazuar të koha e gjatë mesatare e qëndrimit në Reanimacion, pavarësisht cilido të ishte përfundimi. Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar prej muajsh: Përgatitjen e vënien ne dispozicion për këtë përballje të të gjithë kapaciteteve strukturale e njerëzore të Shërbimit të Reanimacionit, veçanërisht duke u zgjeruar në Qarqe; Sjelljen në vend e instalimin e minimalisht 150 posteve të reja të reanimacionit, sipas standardeve europiane, gjë që realizohet në pak javë. Por, fatkeqësisht, kjo Qeveri as dëgjon as bën gjë, ndërsa njerëzit humbin jetën … sepse Reanimacioni është Jete a Vdekje!”, shprehet ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.