Siguria ushqimore, nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

37
Sigal

Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ky takim zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

Ky takim zhvillohet për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lire të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit.

Me Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo marrëveshje rinovohet, ndërsa për Republikën e Kosovës kryhet për herë të parë.

Marrëveshja u nënëshkrua nga Arsim Ademi kryetari dhomes se Kosoves Tomislav Nikolovski Drejtori ekzekutiv i dhomes Maqedonise se Veriut Ervin Resuli Presidenti Urdherit te Mjekut Veterinar Shqipetar.