Vështirësohet qarkullimi në aksin Fushë Arrëz-Mirditë, masivi i gurëve bllokon rrugën

29
Sigal

Reshjet e shiut dhe era e fortë që ka pushtuar vendin së fundmi, ka shkaktuar problematika në disa akse rrugore, kryesisht në veri.

Raportohet se pasdtien e kësaj të marte, segmenti Fushë Arrëz-Mirditë është bllokuar nga masive gurësh, dhe si pasojë është vështirësuar qarkullimi.

Shembja e gurëve  raportohet se ka ndodhur në vendin e njohur si shkalla e Rrasit.

Kontraktorët kanë hapur njërin sens të rrugës, por shembjet vijojnë sërish. ARRSH i bën apel për drejtuesit të mjeteve të këtij aksi rrugor që të bëjnë kujdes.