Si u ekzekutua anëtari i bandës së Lul Berishës, lëvizte me shofer personal

266
Sigal

Edmond Koçi, ose siç njihet edhe ndryshe Edmond Çekiçi, është anëtari i bandës kriminale të Lul Berishës, i ili u qëllua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve të krimit.
Viktima udhetonte me makinë me shofer.

Këtë mëngjes, rreth orës 08:40, Çekiçi ndodhej në lagjen nr.16 në Durrës, duke udhëtuar me makinë, ndërkohë që një automjet tjeter u ka prerë rrugën.

Në këtë moment, kur shoferi i Edmond Çekiçit ka dalë nga mjeti për të pyetur se çfarë ka, një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar psër vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.

Burimet thanë se autorët lëviznin me një mjet tip Benz me targa te vjedhura ne Tirane.

Ky i funduit është gjetur i braktisur dhe duke u djegur në Katund Sukth, Durrës.