“Si s’të vjen zor, kjo është injorancë e turpshme”/ Çfarë e nervozoi Ramën përballë gazetarit

215
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Pas procesit të vaksinimt, Rama u dha dhe një mesazh të gjithë qytetarëve për t’u vaksinuar sepse sipas tij janë parë efektet pozitive të saj.

Megjithatë kreun e qeverisë e irritoi një prej pyetjeve të gazetarëve. “Pse nuk pajisni me green pass natyror ata që kanë imunitet natyror?,” pyeti gazetari.

“Po flasim për ata që do vaksinohen, mos krijo konfuzion, po s’i s’të vjen zorr që flet kështu, kjo është injorancë e madhe që po e bëni propagandë.

 E turpshme, se këtu bëhet fjalë për jetën e njerëzve, se të gjithë ata që kanë një ekran, një mikrofon, duhet të jenë të përgjegjshëm,” tha Rama.