Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u pyet në Kuvend lidhur me përfitimin e tenderave publikë nga persona me rekorde kriminale dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës. Në përgjigje, Çela deklaroi se Prokuroria nuk disponon të dhëna specifike për raste të tilla, duke theksuar se informacionet aktuale janë të natyrës statistikore dhe se çdo rast duhet trajtuar individualisht.Tabaku tha se nuk mori përgjigje për pyetjet e saj dhe shtoi se shifrat që u dhanë janë vetëm statistika.Tabaku i rikujtoi kryeprokurorit deklartën e tij në Komisionin e Ligjeve se ka një shqetësim të madh përsa u përket parave të dyshimta në ndërtim, duke ju referuar kullave në Tiranë. “Sipas jush, Prokuroria e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që në gjykimin tonë kjo është përkeqësuar.”- theksoi Tabaku. Tabaku: Dua t ‘iu rikutoj atë që vetë keni thënë më parë në Komisionin e Ligjeve: ka një shqetësim të madh përsa u përket parave të dyshimta në ndërtim, duke ju referuar kullave në Tiranë. Sipas jush, Prokuroria e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave që nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që në gjykimin tonë kjo është përkeqësuar.Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrot leje ndërtimi, shifër e papërballueshme për kompanitë dhe sektorin bankar.Në raportin e SPAK-ut të 2023 thuhej që grupet kriminale po përdorin ndërtimin, koncesione dhe PPP për të pastruar paratë.Sot ka kompani ndërtimi që marrin leje ndërtimi për kulla 200 milionë euro me 0 bilanc. A ka ndonjë hapësirë ligjore që ne mund të ndryshojmë, çfarë mund të bëjmë për të stopuar këtë ? Sepse të ngremë duart dhe të themi është e pamundur për mua nuk është përgjigje e mjaftueshme. Euro është ulur drastikisht dhe kjo është këmbanë arlami për ekonominë shqiptare.A mund të krijojmë një qark të mbyllur se ku shkojnë paratë, nga vijnë paratë që ndërtohen në Tiranë? Shifra që ju jepni janë statistika.






















