Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara thekson se këto biznese të vendosura në Kuliakán, Mazatlán, Los Mochis dhe Guamúchil janë pjesë e një rrjeti kompanish që i përkasin familjes Hysa, me origjinë shqiptare, e cila që prej vitit 2021 është identifikuar si e lidhur me grupe kriminale.Sipas SHBA-ve, kazinoja Midas në lagjen Alameda në Mazatlán, si dhe nëntë kazinotë e tjera të sanksionuara, operohen nga familja Hysa, kryesisht përmes kompanisë Entretenimiento Palermo SA de CV, themeluar më 13 shkurt 2006 në Sonora dhe zhvendosur në Mazatlán në 2024.Partnerët themelues ishin Miguel Ángel Valdez Estrada dhe Arben Hysa. Më pas u bashkuan Luftar Hysa dhe Marcelo Falce García, dhe në 2021 Gilberto López López u bë komisioner.Gilberto López López, nga Culiacán, është aksioner edhe në El Arte de Cocinas y Beber SA de CV dhe Cucina del Porto SA de CV, të dyja të themeluara në 2023, si dhe Operadora Alejil SA de CV, themeluar në 2014 në Nuevo León.Tre nga kompanitë e përfshira janë pjesë e grupit prej 19 të sanksionuar nga SHBA, të cilat thuhet se operohen nga familja Hysa, anëtarët e së cilës jetojnë në Meksikë, Kanada dhe Shqipëri.Nuk është hera e parë që familja Hysa akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. El Universal raportoi në 2022 se një hetim kundër tyre për pastrim parash përmes kazinove dhe restoranteve ishte hapur që dy vite më herët.





















