Ndërkohë që në vend numri total i të prekurve me koronavirus është rritur vetëm sot me 21 raste të reja, në dy spitalet COVID vijon beteja me sëmundjen për shërimin e pacienteve që janë të shtruar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
Ndërkohë sipas Ministrisë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar.
7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.
“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë”- tha drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, teksa dha të rejat më të fundit të situatës së koronavirusit në vendin tonë.