Shtetarët me pensione 1000-1500 USD, për popullin pensione 100 $

275
Sigal

 Nga marsi 2017 e deri në qershor 2024, janë paguar e do paguhen 3 palë deputetë çdo muaj. Buxheti, çiflig privat i horrave e “larove” të tyre. Deputetët kanë hartuar dhe votuar ligjin për privilgjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim suplementar mbi pagën kur janë në punë, dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë, si dhe 50% të pagës pas mbarimit të mandatit. Ja 60 funksionarët shtetërorë, që përfitojnë pensione milionëshe dhe krahasimi me pensionet e popullit, invalidëve dhe ndihmës ekonomike.

 

 Buxheti, çiflig privat i horrave të politikës e “larove” të tyre/ Kështu e kanë hartuar dhe votuar deputetët ligjin për privilgjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim suplementar mbi pagën kur janë në punë dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë; madje pas mbarimit të mandatit, përveç pagës 50% për 3 vite, po kaq vite mbajnë dhe pasaportat diplomatike për vete e bashkëshortëtMë 9 shtator, në sallën e parlamentit do ulen 140 deputetë, ndërsa në bordero do paguhen edhe 106 ish-deputetë, sepse kështu e përcakton Ligji Nr. 27/2015, datë 26.03.2015 për trajtimin e tyre financiar, pasi ata mbarojnë, dorëzojnë ose u hiqet mandati. Edhe para vitit 2017, janë paguar nga dy palë deputetë paralelisht: Ata të listës së re dhe ata që iknin, për shkak të mos kandidimit apo humbjes, por numri i ish-ëve ka qenë 20-30 persona.Konkretisht, do paguhen 140 deputetët e listës fituese të 25 prillit; 57 deputetë e PD-LSI, që dorëzuan mandatet në muajin shkurt 2019, por më 25 prill 2021 nuk ishin në lista apo nuk fituan; dhe 49 deputetët e opozitës së re parlamentare, që zunë vendet e lëna bosh.Sipas ligjit, ata që janë deputetë të zgjedhur e rizgjedhur, do paguhen me afro 3 milionë lekë pagë e shpërblime në muaj, ndërsa ish-deputetët do paguhen me 830 mijë lekë në muaj, përveç 3 pagave të plota 4.7 milionë lekë, që do t’i marrin ditën e largimit.

Ja sa zgjat afati i trajtimit të tyre me pagesa mujore:

– Deputetët e çdo partie, që nuk janë në listat fituese të 25 prillit, do paguhen me 50% të pagës bruto, deri më 9 shtator 2024.

– Deputetët e PD-LSI, që dorëzuan mandatet, por nuk janë zgjedhur më 25 prill, do vazhdojnë të paguhen me 50% të pagës deri më 9 shtator 2022.

– Ndërsa ish-deputetët, që zunë vendet bosh të PD-LSI në parlament, do paguhen me 50% të pagës mujore, për aq kohë sa kanë qëne me mandat deputeti; pra për 21 muaj, ose deri më 9 maj 2023.

Ata do të vazhdojnë të kenë dorë në buxhetin e shtetit, sepse kështu e kanë hartuar dhe votuar ligjin, për privilgjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim si pension suplementar, mbi pagën kur janë në punë dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë. Madje, pas mbarimit të mandatit, përveç pagës 50% për 3 vite, po kaq vite, kanë të drejtë të mbajnë dhe pasaportat diplomatike për vete e bashkëshortët.

 Deputetët e opozitës që dorëzuan mandatet në muajin shkurt 2019 e që kanë mandatet më 25 prill; deri më 9 shtator 2022 kur të bëjnë betimin, do vazhdojnë të paguhen si ish-deputet me 83 mijë lekë në muaj; d.m.th. me ligjin që kanë bërë vetë, nuk e lënë veten pa paga për asnjë moment.

Shtetarët bëjnë pensionet e tyre 1000-1500 USD, për popullin pensione 100 $

 

Shtetarët dhe politikanët shqiptarë, prej 23 vitesh po vazhdojnë të krijojnë privilegje shërbimesh dhe pagesash për veten e tyre. Kur është fjala për që kanë lidhje me kërkesat jetike të popullit si rritje pagash, ndarje banesash sociale, rritje ndihme ekonomike, rritje pensionesh invaliditeti, për ulje çmimi energjie, uji, ushqimesh, transporti, librash, shkollimi, ilaçesh etj., ata bëjnë premtime butaforike por vendimet për to i zvarritin me vite… pa i votuar, duke i futur nëpër amendime e projektligje pa fund, me debate të qëllimshme fiktive. Ndërsa ligjet që “rregullojnë” pagat dhe privilegjet e tyre të majme, i hartojnë në unison e në heshtje në komisione parlamentare, i votojnë në parlament dhe i zbatojnë “brenda ditës”. Pas rritjes në dhjetor 2014 të pagave e shpërblimeve të tyre mujore deri në 3.4 milionë lekë, deputetët majtas e djathtas, në “mirëkuptim dhe pa asnjë debat” publik në parlament, në datën 26 mars 2015 kanë miratuar Ligjin Nr. 27/2015, për rritjen e pensioneve milionëshe të pleqërisë vetëm për veten e… tyre! Mjafton të lexosh ligjin e posaçëm “për rritje pensione shtetarësh” të para 1 muaji dhe konstaton, se shtetarët shqiptarë, ashtu si gjatë kohës që janë në poste shtetërore ku paguhen me miliona lekë paga, dieta financiare brenda e jashtë vendit, eskorta, dhurata, strehim, telefona, karburante, bileta udhëtimi, shpërblime e bonuse të tjera financiare nga taksat e shqiptarëve, kanë bërë ligj që edhe pensionet e tyre të pleqërisë t’i kenë mbi… 1 milionë lekë, madje “udhëheqësit” e lartë t’i kenë deri në 1500 dollarë në muaj, ose sa 16 pensione invaliditeti e sa 15 pleqërie të popullit! Mos u habitni, por pensione mbi 1 milionë lekë në muaj, sipas Ligjit Nr. 27/2015, datë 26 mars 2015 do të përfitojnë dhe shërbëtorët e shtetarëve si zëdhënësja, këshilltarë, drejtorja departamentesh, sekretare etj., mjafton tek kenë qenë deri në 2 vjet në shërbim të tyre, në çfarëdo lloj detyre të përcaktuar nga ligji i ri i pensioneve për shtetarët. Me ligjin në fjalë, duket haptazi, që shtetarët kanë strukturuar një “klikë” shoqërore e nepotike e cila përfiton pensione mbi 1 milionë lekë në muaj, madje edhe ata që kanë ikur nga postet qysh prej vitit 1996! Janë ndarë në grupe, sipas gradave të posteve që kanë mbajtur dhe mbajnë, duke përcaktuar masën e pensionit për secilin funksion. Përfitojnë pensione deri në 1 e mbi 1 milionë lekë të gjithë ata që kanë qenë shtetarë qysh prej vitit 1991, mjafton të kenë qenë 2 vjet në poste, por përfitojnë edhe paga shtesë kur nuk janë me në funksione, aq paga mujore, sa muaj kanë qenë në poste! Ndërsa shqiptarët dihet se çfarë pensionesh kanë, madje sipas INSTAT rezulton se 1 milionë, 57 mijë e 342 shqiptarë janë pa pensione për shkak se kanë qenë e vazhdojnë të jenë pa punë! Ndërsa shtetarët, me 2 vjet punë si shtetarë, përfitojnë pensione milionëshe! Ky ligj i ri pensionesh vetëm për shtetarët e lartë që edhe në pleqëri, u siguron atyre pensione mujore mbi 1 milionë lekë, vjen pas vendimit të votuar me mirëkuptim e fshehurazi nga të dy palët pozitë-opozitë, lidhur me rritjen e pagave e shpërblimeve të deputetëve nga 1 janari 2015, ndërkohë që kanë nxjerr vendim për mos rritjen e pagave e pensioneve të popullit për 3 vitet 2015-2016-2017, ndërsa deri tani janë rritur me 2% vetëm pensionet e invalidëve.

———————————————————

Ja të ardhurat mujore të deputetëve, që kanë bërë ligjin për pensione mbi 1 milion lekë për veten dhe shtetarët

  1. Paga e deputetit: 156 mijë e 750 lekë (22 ditë).
  2. Paga ditore e deputetit: 7125 lekë në ditë.
  3. Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë: 15% shtesë page.
  4. Kryetari i grupit parlamentar me më pak se 10 deputetë: 5% shtesë page.
  5. Kryetarët e komisioneve parlamentare: 5% shtesë page.
  6. Për 1 mbledhje komisioni: 2 mijë lekë të reja (12 mbledhje në muaj).
  7. Deputeti përfiton: 20 shpërblime mujore, me nga 2 mijë lekë të reja.
  8. Kryetari i komisionit paralamentar: 2500 lekë të reja për çdo mbledhje.
  9. N/kryetari komisionit parlamentar: 2200 lekë të reja për çdo mbledhje.
  10. Deputeti përfiton: 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale
  11. Deputeti përfiton: 40 mijë lekë të reja në muaj për mbledhjet në komisione të veçanta.
  12. Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve: 2500 lekë të reja pagesë.
  13. Për dietat brenda vendit: 4% e pagës, ose 6271 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet.
  14. Deputeti përfiton: 6 dieta në muaj me nga 6271 lekë të reja, ose 38 mijë lekë të reja në muaj.
  15. Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton: 12 dieta mujore në muaj me 6271 lekë të reja, ose 75 mijë e 252 lekë në muaj.
  16. Deputeti kur del nga Tirana: 3 mijë lekë të reja për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 netë fjetje.
  17. Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 20 mijë lekë të reja në muaj.
  18. Pagesë telefoni për deputetin: 17 mijë lekë në muaj.
  19. Deputeti përfiton: 35 mijë lekë në muaj, për transport publik.
  20. Kredi strehimi: me 0% interes

—————————————-

Ja sa pension përfiton presidenti Nishani, me ligjin e dekretuar nga presidenti Nishani

  1. Paga mujore: 257 mijë lekë
  2. Pensioni: 25% e pagës referuese si president, baras me 64 mijë e 250 lekë
  3. Shtesa: 5%, për 3 vjet: 38 mijë e 550 lekë
  4. Përfitimet për efekt pensioni si deputet në vitet 2005-2012: Paga mesatare: 101 mijë lekë
  5. Pensioni si deputet: 25 mijë e 250 lekë
  6. Shtesa mbi 2 vjet si deputet: 25 mijë lekë
  7. Me ligjin e ri, vetëm nga posti si President: Pension pleqërie: 102 mijë e 800 lekë, plus 50 mijë e 250 lekë, nga pensioni si deputet dhe shtesa 2 vjet si deputetë në vitet 2005-2012
  8. Ligji përcakton pension sa 60% të pagës referuese dhe me këtë ligj Presidenti i Republikës, do ta ketë pensionin mujor 154 mijë e 200 lekë të reja, ose 1500 dollarë në muaj.

—————————————————-

Ja sa pension përfiton deri sot kryeministri Rama, me ligj të miratuar nga kryeministri Rama

  1. Paga: 220 mijë lekë
  2. Pensioni: 25% e pagës referuese, baraz me 55 mijë lekë
  3. Shtesa prej 5% për 2 vjet: 22 mijë lekë
  4. Pensioni deri tani me kaq vite kryeministër: 77 mijë lekë

———————————————-

Ja sa pension përfiton ish-kryeministri Sali Berisha, që denoncon “babëzinë” e shtetarëve

  1. Paga referuese si Kryeministër 2005-2013: vlera 220 mijë lekë
  2. Pensioni: 25% e pagës referuse: 55 mijë lekë
  3. Shtesa prej 5%, për 6 vite: 66 mijë lekë
  4. Pensioni si Kryeministër: 121. 000 lekë
  5. Paga si deputet 2013-2017: 110. 000 lekë
  6. Pensioni si deputet: 27 500 lekë
  7. Shtesa prej 5%: 22 000 lekë
  8. Pensioni i ish-Kryeministrit Sali Berisha: 120 mijë lekë të reja

———————————–

Ja rritja e bërë, për disa nga pensionet e popullit

Pensioni minimal

Ishte 12.024 lekë

Bëhet 14.350 LEKË

Pensioni mesatar

Ishte 24.548 lekë

Bëhet 26. 680 lekë

Pensioni i lartë

Ishte 24.548 lekë

Bëhet 29.189 lekë

Pensioni në fshat

Ishte 11.973 lekë

Bëhet 12.866 lekë

—————————————————

Ja pensionet e invalidëve

  1. Personave me Aftësi të Kufizuara: 9900 lekë të reja në muaj.
  2. Personat invalidë të verbër: 11 mijë e 250 lekë në muaj.
  3. Invalidët paraplegjikë, pension: 9900 lekë të reja muaj.
  4. Invalidët tetraplegjikë, pension: 9900 lekë të reja muaj.

——————————————–

Ja ndihma ekonomike mujore për popullin

  1. Jepen 1900 lekë të reja në muaj për kryefamiljarin.
  2. Jepen 1800 lekë të reja për bashkëshorten
  3. Jepen 1260 lekë të reja për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç.
  4. Jepen 900 lekë të reja në muaj, për anëtarët e familjes në dhe nën moshën 18 vjeç
  5. Jepen 2600 lekë të reja në muaj, kur familja ka vetëm 2 bashkëshortë.
  6. Jepen 3 mijë lekë të reja në muaj për viktimat e trafikimit (pa të ardhura)
  7. Jepen 3 mijë lekë të reja në muaj për viktimat e dhunës në familje (pa të ardhura).

————————————————

Disa paga punonjësish të shtetit

  1. Punonjësit e Policisë: 57 mijë e 344 lekë
  2. Ushtarakët/Mbrojtja: 43 mijë e 472 lekë
  3. Nëpunësit e mesëm: 37 mijë e 199 lekë
  4. Mësuesit e shkollave: 54 mijë e 828 lekë
  5. Infermierët: 37 mijë e 854 lekë

——————————————————–

Ja sa janë pagat bazë mujore, të disa prej shtetarëve që “qajnë” për varfërinë e popullit

  1. Presidenti: 257 mijë lekë në muaj
  2. Kryeministri: 220 mijë lekë në muaj
  3. Kryet. Kuvendit: 230 mijë lekë në muaj
  4. Zv/kryeministri: 200 mijë lekë në muaj
  5. Deputeti: 156 mijë e 750 lekë
  6. Ministri: 156 mijë lekë në muaj
  7. Prefekti: 118 mijë e 500 lekë
  8. Kryetari Qarkut: 133 mijë lekë

—————————————————————

Ja 60 funksionarët shtetërorë, që përfitojnë pensione milionëshe

  1. Presidenti i Republikës
  2. Kryetari i Kuvendit
  3. Kryeministri
  4. Zv/Kryeministri
  5. Ministrat
  6. Zv/Kryetari Kuvendit
  7. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
  8. Kryetari i Gjykatës së Lartë
  9. Prokurori i Përgjithshëm
  10. Kryetari i KLSH
  11. Kryetari i SHISH
  12. Shefi i Shtabit të Ushtrisë
  13. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
  14. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
  15. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil
  16. Zv/Kryetari KLD
  17. Gjeneralët e ushtrisë
  18. Kryepolicët me gradë “madhor”
  19. Deputetët e Kuvendit
  20. Anëtarët e KQZ,
  21. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
  22. Anëtarët e Gjykatës së Lartë
  23. Avokati i Popullit
  24. Kreu i ILDKPKI
  25. Kryetari Akademisë së Shkencave
  26. Sekretarët e Shtetit
  27. Zv/Ministrat
  28. Shef Kabineti i Kryeministrit
  29. Drejtore Sigurimeve Shoqërore
  30. Guvernator i Bankës së Shtetit
  31. Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit
  32. Kryeinspektor i Bankës së Shtetit
  33. Kryetar i Gjykatës së Apelit
  34. Kancelar i Gjykatës së Lartë
  35. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë
  36. Drejtor i ISKSH
  37. Drejtor i Shërbimeve Qeveritare
  38. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
  39. Drejtor i Doganave
  40. Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave
  41. Sekretar i Shkencor i Akademisë së Shkencave
  42. Zv/ Prokuror i Përgjithshëm
  43. Shef Protokolli i Presidencës
  44. Kryetar i Komitetit Olimpik
  45. Drejtor i Përgjithshëm në Ministri
  46. Drejtori i RTVSH,
  47. Zv/drejtori i RTVSH
  48. Drejtor i ATSH
  49. Këshilltarët e Presidentit
  50. Këshilltarët e Kuvendit
  51. Këshilltarët e Kryeministrit
  52. Këshilltarët e Ministrave
  53. Avokati i Shtetit
  54. Kryetari i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror
  55. Prefekti
  56. Rektori Universitetit të Tiranës
  57. Ambasador
  58. Atashe Diplomatik
  59. Kryetar Qarku
  60. Drejtor i Arkivës Qendrore

Skandali-pa koment dhe paradokset shqiptare .

Ligji Nr. 9588, datë 25.7.2006 përcakton: Masa e pensionit nuk caktohet përpara daljes në pension

Neni 3

“Rillogaritja e pensioneve për periudhën 1.1.1997 – 14.6.2005 Pensionet e pleqërisë në qytet, që kanë datë fillimi datën 1.1.1997 deri më 14.6.2005, përfshirë edhe këtë datë dhe që vazhdojnë të paguhen pas datës 1.7.2006, rillogariten sipas neneve 32, 33, 34, 59, 60, 61 e 62 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të akteve nënligjore në fuqi, të dala në zbatim të tij. Rillogaritja bëhet në bazë të pagave të dokumentuara e të paraqitura në kohën e caktimit të pensionit…”

2- Pensioni pas 10 -15 vjetësh i deputetëve , ministrave dhe funksionarëve të lartë të shtetit do të jetë edhe për deputetët që kanë dalë në pension në 1992 e me pas.