Shqiptarët sfidojnë Coronavirusin/ Mijëra pasagjerë po nisen drejt Italisë

426
Sigal

Mbëmjen e sootme ka pasur një fluks të madh pasagjerësh në  portin e Durrësit duke shkuar në drejtim të qytetit të Barit. Janë rreth 1440 pasagjerë që po imbarkohen në 2 tragetet e linjës.

Ky numër është rreth 4-fish më i madh se trendi i zakonshëm i udhëtimeve Durrës-Bari. 680 me tragetin Rigel lll. Respektivisht 720 me tragetin GNV Azzurro.

Shumë prej tyre do të udhëtonin drejt veriut të Italisë, pasi kishin punën dhe familjet.

Ata kishin planifikuar që të udhëtonin me avionë shumica, por pas mbylljes së aeroportit të Rinasit për fluturime drejt aeroporteve të veriut, ata kishin zgjedhur që të udhëtonin me traget drejt Barit dhe më pas të udhëtonin me autobusë drejt qyteteve të veriut.

Por në mes tyre kishte dhe shumë qytetarë italianë dhe studentë që po ktheheshin në atdheun e tyre.

E njëjta situatë raportohet edhe në portin e Vlorës.