Shqiptarët ngecin në Korfuz/ Kanë blerë biletat, por nuk s’ka traget

200
Sigal

Një situatë e patakontë po ndodh me emigrantëts hqiptarë që kishin zgjedhur të ktheheshin në atdhe përmes portit të Sarandës, por që kanë mbetur në Korfuz. Biletat online për Sarandë shiten, por me të mbërritur në ishullin grek ata janë përballur me një realitet tjetër. Ermal Fidhi tregon peripecitë e tij nga bordi i tragetit drejt Igumenicës, destinacion në të cilin po udhëtonte sot në mesditë duke devijuar udhëtimin e tij të kthimit në shtëpi.

”Ne jemi nisur nga gjermania si çdo vit per te ardhur ne Shqipëri. Zgjodhëm Korfuzin premë biletat, presim që dje dhe sot vendosem të marrim për Igumenicë të kalojmë nga Qaf-Bota dhe atje nëse është e hapur, do marrim makinë nga Igumencica deri në Qafë-Botë ato ishin afishuar online biletat, por ngelem në ishull”.

Prej një jave një prej 8 trageteve të licencuar për transport detar është duke udhëtuar drejt Korfuzit 2 herë në ditë por itinerari në kthim nga Korfuzi është ende i bllokuar për arsye të mungesave në dokumentacionin teknik dhe të procedurave zyrtare në portin e Korfuzit.