Shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Janë familjare, grupe miqsh drejt qyteteve të ndryshme për të kaluar këtë fundjavë.

NOA

Për disa prej qytetareve është edhe periudhë pushimesh ne det. Policisë kufitare i është dashur të punojë që në orët e para të mëngjesit me procedure të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Vetëm sot përllogariten të kenë hyrë më shumë se 6300 mjete dhe rreth 13 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.