Shqiptarët arrestohen në tren duke udhëtuar nga Gjermania në Itali, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

377
Sigal

Mëngjesin e djeshëm policia italiane vuri në pranga dy shqiptarë teksa udhëtonin me linjën ndërkombëtare të trenit nga Mynihu deri në Bolonjë.

Me shikimin e agjentëve ata u përpoqën t’i shpëtonin identifikimit duke u mbyllur brenda kabinës dhe duke u shtirur sikur flinin. Pas kontrollit, ato nuk ishin të parregullt në territor.

Njëri prej shqiptarëve u zbulua se ishte i përfshirë në trafik droge dhe në prostitucion, ndërsa i dyti, një 31-vjeçar, me disa emra dhe pa vendbanim të caktuar, ishte në kërkim pas një urdhri burgimi të lëshuar nga Gjykata e Bolonjës.

Krimet e kryera nga ai kanë ndodhur para 2013 në Itali dhe për to duhet të vuaj një dënim prej 4 vite e gjysmë si dhe një gjobë 20,000 euro.