Biznesi në hall, edhe aziatikët arratisen për në BE. Gati udhëzimi; leje unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh
Largimi i studentëve dhe i të rinjve shpjegohet nga studiuesit me ndryshimin e shkaqeve të emigracionit gjatë dekadës së fundit. Ndonëse vihet re një zbutje e faktorëve ekonomikë, numri i personave, që synojnë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës është në rritje.
Ela Marku, studente e vitit të fundit në degën e Infermierisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës po planifikon që ta ndërtojë karrierën e saj në Gjermani. Mosbesuese për të ardhmen që i ofron vendi, Marku synon të marrë një biletë pa kthim.“Fokusi im është drejt Gjermanisë, edhe nëse nuk e marr diplomën,”- thotë ajo. “Kurrë mos thuaj kurrë, por nuk e kam në plan që të kthehem në Shqipëri”. Instituti i Statistikave, INSTAT, vlerëson se Shqipëria ka humbur mesatarisht 42 mijë persona çdo vit përgjatë dekadës së fundit si pasojë e emigracionit, i cili ushqehet nga kërkesa për mundësi më të mira pune, arsimimi dhe kujdesi shëndetësor. Megjithatë, numri potencial i personave, që po planifikojnë të largohen nga vendi konsiderohet shumë herë më i madh. Marku është vetëm një nga mijëra studentët shqiptarë që synojnë të largohen nga Shqipëria për të ndërtuar një të ardhme në Perëndim. Ajo i përket grupmoshës 20-28 vjeç, e cila sipas anketimeve të viteve të fundit, po emigron gati tre herë më shumë se grupmoshat e tjera.Largimi i studentëve dhe i të rinjve shpjegohet nga studiuesit me ndryshimin e shkaqeve të emigracionit gjatë dekadës së fundit. Ndonëse vihet re një zbutje e faktorëve ekonomikë, numri i personave, që synojnë të largohen për shkak të mungesës së perspektivës është në rritje.
“Vërehet një rritje e numrit të njerëzve, që theksojnë faktorët arsimorë, mungesën e së ardhmes në Shqipëri dhe në një masë më të vogël, përkujdesjen shëndetësore, që kanë për perspektivën e tyre në vendlindje,”- thekson Ilir Gëdeshi, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale.
Sipas një studimi të realizuar në vitin 2018 nga Gëdeshi dhe pedagogu britanik, Russell King, Shqipëria është ende larg përfundimit të tranzicionit të saj migrator dhe po aq larg mbajtjes së një balance krahasuar me vendet e tjera fqinje.
“Migrimi shqiptar vazhdon dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku synimi për të migruar është rritur me 52% që nga 2007,”- theksohet në studim.
Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, shumë prej studentëve synojnë të ndjekin të njëjtën rrugë si Ela Marku dhe për këtë japin arsye të ndryshme.
Klevisa Bardeli sapo ka përfunduar studimet Bachelor në Gjuhë-Letërsi dhe po përballet me vështirësi të shumta për nisjen e karrierës së saj. Ajo ankohet se studentëve ekselentë u mungon mbështetja nga qeveria për vazhdimin e Masterit, ndërsa shkolla të ndryshme në qytet refuzojnë për kryerjen e stazhit.
“Punën shpresoj ta vazhdoj në një vend jashtë Shqipërisë që ofron më shumë mundësi dhe të vlerëson për atë që bën,”-tha ajo.
Ndërsa Jozef Uldedaj, student i vitit të tretë në degën e Gazetarisë synon që edhe studimet Master t’i kryejë jashtë vendit, për shkak të “kurrikulës së zhvilluar dhe mundësive të shumta të punësimit”. Sipas të dhënave të vitit 2018 të publikuara nga UNESCO-s, numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë është rreth 18 mijë. Gëdeshi thotë se dëshira për emigracion është e theksuar në masë tek studentët shqiptarë, por ai e konsideron shqetësues faktin se 94% e tyre nuk dëshirojnë të kthehen më në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ai e rendit qeverinë mes faktorëve nxitës të emigrimit, ndërsa thekson se nevojiten politika të posaçme për reduktimin e këtij fenomeni, apo kthimin e tij në migrim qarkullues.“Personat më të shumtë që po largohen janë ato me arsim të lartë, të kualifikuar dhe më profesionistë, duke e lënë vendin pa fuqi punëtore dhe praktikisht në mjerim,”- tha Gëdeshi.“Përmes ikjes së të rinjve, shteti shqiptar po humbet investimin dhe të ardhmen e tij,”- përfundoi ai.
Biznesi në hall, edhe bangladeshasit arratisen për në BE. Qeveria gati udhëzimin; leje unike për të huajt, miratimi brenda dy javësh
Kërkesa e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e krizës së shkaktuar nga emigrimi i lartë duket se ka bërë që autoritetet të reflektojnë për koordinim më të mirë institucional me efekt përshpejtimin e procesit. Një udhëzim i përbashkët i ministrit të Brendshëm dhe asaj të Ekonomisë dhe Financave tregon hapat, që do të hidhen në këtë proces dhe miratimin e një leje unike.
Kështu kërkesa për pajisje me leje unike ose për ripërtëritjen e saj, bëhet përmes sistemit elektronik të sigurt online, drejtuar drejtorisë së kufirit dhe migracionit në rajonin ku kryhet aktiviteti. Udhëzimi në pikën tre të tij thekson se për kategoritë e të huajve, punëmarrës, punonjës stinorë, të transferuar brenda ndërmarrjes, punonjës me kualifikim të lartë, vullnetarë, sportistë dhe shërbime kontraktuale, kërkesa shqyrtohet fillimisht nga autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), që mbulon territorin ku i huaji kryen aktivitetin, sipas këtyre kategorive: a) të huaj që kërkojnë miratimin për plotësimin e kushtit të dhënë në shkronjën “ç”, të pikës 7, të nenit 74, të ligjit 79/2021, “Për të huajt”, shpallje të vendit të lirë të punës:- i- punëmarrës; -ii- punëtor stinor;- ë- të huaj, që nuk kërkojnë shpallje të vendit të lirë të punës: -iii- të transferuar brenda ndërmarrjes; ii. me kualifikim të lartë; iii. sportistë; iiii. shërbime kontraktuese;- v- vullnetarë. Udhëzimi përcakton një afat brenda të cilit duhet të jetë kthyer përgjigje për aprovim apo refuzim ndaj aplikimeve të paraqitura në sistem. I njëjti saktëson se për ripërtëritjen e lejes respektohet e njëjta procedurë si aplikimi apo punësimi për herë të parë me përjashtim të kushtit të shpalljes së vendit të lirë të punës. Ndërkohë në rast se miratimi për punësimin e një të huaji revokohet, autoriteti përgjegjës rajonal/ vendor i AKPA-së, shprehet në sistemin elektronik online për revokimin e miratimit për punësim. Autoriteti përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin dhe autoriteti përgjegjës rajonal/vendor i AKPA-së, shkëmbejnë informacione në sistem për rastet kur ka ndryshim të kushteve të punësimit apo kur Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive refuzon të japë miratimin për punësimin e një të huaji.
Sipas udhëzimit autoritetet shtetërore përgjegjëse, që mbulojnë çështjet e kufirit dhe migracionit, autoritetet shtetërore përgjegjëse, që mbulojnë çështjet e punësimit të të huajve, apo dhe autoritetet që mbulojnë çështjet e sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit publik, shkëmbejnë informacion për rastet e refuzimit dhe anulimit të lejes unike.
Trampolinë për në BE
Shqipëria tashmë ka disa praktika të punësimit të të huajve në sektorë të ndryshëm si fasoneria apo turizmi me shtetas nga Bangladeshi, Filipinet për shkak të mungesës së krahut të punës vendas, por këto të fundit nuk po rezultojnë shumë të suksesshme. Jo në pak raste punonjësit e huaj kryesisht atyre nga Bangladeshi janë larguar duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për të emigruar në Europë, ndërkohë që ka pikëpyetje mbi produktivitetin e punonjësve të huaj dhe kostot e tyre në raport me punonjësit shqiptarë. Duke parë tendencën e emigrimit, që u bë masiv pas pandemisë qeveria nisi një sërë rregullimesh të kuadrit ligjor, që synonin lehtësimin e procedurave për lejet e punësimit për të huajt.




















