Shqipëria digjet, Porti i Durrësit krihet!

674
Në një kohë kur Shqipëria gjendet në vështirësi të mëdha ekonomike, me papunësi ende të ndjeshme, sidomos në grupmoshat e reja dhe në një valë përmbytjesh nuk mungojnë edhe lajme të tilla që vijnë nga institucione të rëndësishme të vendit. Bëhet fjalë për Autoritetin Portual të Durrësit, i cili pikërisht këtë muaj ka nxjerrë një njoftim për realizim të një udhëtimi turistik në Selanik të Greqisë. 
Natyrisht se në këtë njoftim nuk jepen detaje se kush do të udhëtojë në qytetin e famshëm grek, pra drejtues kryesorë të ndërmarrjes apo punonjës të thjeshtë të kësaj ndërmarrjeje të madhe shtetërore, por të habit mendësia që këtij institucioni i shkon mendja dhe i teprojnë paratë për të realizuar një gjë të tillë. Po ashtu nuk ka shumë rëndësi edhe shuma e vënë në dispozicion për realizimin e udhëtimit turistik në Selanik të Greqisë, që në këtë rast është nëntëqind e shtatëdhjetëmijë lekë, por sjellja e papërgjegjshme e disa drejtuesve aktualë që mund të bëjnë çdo gjë me paratë e shtetit.
Edhe nëse rasti i mësipërm do të ishte i veçuar, kuptohet se është një rast i ndëshkueshëm dhe i dënueshëm, por raste të ngjashme gjen edhe në ndërmarrje dhe institucione të tjera, të cilat denoncohen shpesh nga media dhe nuk kanë kurrfarë hetimi, qoftë edhe kryesisht nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përkatës.
Njoftimi i plotë në Buletinin e Publikimeve Zyrtare
AUTORITETI PORTUAL DURRËS
Autoriteti kontraktor: Autoriteti Portual, Durrës. Adresa: Lagja nr.1 Rruga Tregtare, Durrës
Telefon/Faks, 052 23384 / 052 23115
Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për propozim.
Objekti i prokurimit: Udhëtim Turistik për në Selanik.
Fondi limit: Fondi në lekë – 970.000 (nëntëqind e shtatëdhjetëmijë). Nga fondet e vetë institucionit.
Afati i ekzekutimit: Menjëherë pas lidhjes së kontratës.
Data e hapjes së pranimit të dokumenteve: 06-04-2015 ora 10:00.
Vendi: ëëë.app.gov.al Autoriteti Portual, Durrës.
Sigal