E rëndë në Kukës, fqinji i moshuar plagos me armë gjahu 6-vjeçarin

135
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku një 6-vjeçar është plagosur me armë gjahu. Incidenti ndodhi në fshatin Kodër Lumë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, fqinjin e tij të mitur, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLLICISE
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.