Kishte mbjellë hashash në pyll, policia arreston pas një viti 31-vjeçarin në Vlorë, procedohen në gjendje të lirë edhe 4 persona të tjerë

176
Sigal

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 31-vjeçari i cili dyshohet se kishte mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar në Mërtiraj, parcelë kjo që u zbulua një vit më parë.

“Nga Forca Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë, i datës 05.10.2021, për ndalimin e shtetasit L. I., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Mërtiraj, Vllahinë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari të jetë autor i dyshuar i kësaj veprimtarive kriminale”, bën me dije policia.

Sakaq, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 39 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, nëpërmjet një aparati celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasit P. H. dhe A. N., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në fshatin Penkovë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. S., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke hedhur materiale inerte, në ambjentet e hidrocentralit, në Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.