Shqipëri-Kosovë, zbulohen formacionet zyrtare të vëllazërores

420
Sigal

Shqipëria dhe Kosova pas pak minutash do të zbresin në fushë në “Elbasan Arena”. Një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për sfidat e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Italiani Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh në ndeshjet e kaluara. Doka, Çepele dhe Hoxhallari, janë 3 futbollistët e rinj që aktivizohen për herë të parë si titullarë me fanellën e Kombëtares.

Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shaland rezultoi ditën e sotme pozitiv me Koronavirus. Kosova ka aktivizuar nga minuta e parë, një numër të konsiderueshëm titullarësh si portieri Muriç, mbrojtësit, Hadërgjonaj, Rrahmani, Aliti, si dhe mesfushorët, Shala, Kryeziu dhe Celina.

Formacionet zyrtare

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.