Tavo: Rilindja po zhvat shqiptarët, po shiten ilaçe kontrabandë 200-300 euro

298
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo thotë se Rilindja po zhvat shqiptarët edhe në ditët më të vështira të pandemisë. Sipas tij po shiten ilaçe kontrabandë 200-300 euro.

”Tendera sekret e PPP pa fund teksa shqiptarëve u duhet të paguajnë miliona për trajtim dhe medikamente. Kjo qeveri duhet larguar sa më parë. Duhet qeveri profesionistësh dhe jo kontrabandistësh”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë Vangjel Tavos në Facebook:

Sekti korruptiv i “Rilindjes” jo vetëm ka rrezikuar shëndetin publik, por edhe zhvat shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Po shiten ilaçe kontrabandë 200-300 euro. Po bëhet biznes me jetën e njerëzve. Tendera sekret e PPP pa fund teksa shqiptarëve u duhet të paguajnë miliona për trajtim dhe medikamente. Kjo qeveri duhet larguar sa më parë. Duhet qeveri profesionistësh dhe jo kontrabandistësh.