Shpopullimi i vendit/ Meta: Jemi ende në kohë për të asgjesuar këtë skenar ogurzi, shqiptarët dhe intelektualët të reagojnë

131
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit. Me anë të një postimi në Facebook, ish-Presidenti deklaron se jemi ende në kohë për të asgjësuar këtë skenar  ogurzi.

Po ashtu, Meta i bën thirrje të gjithë shqiptarëve patriotë dhe sidomos e intelektualëve “të reagojnë fuqishëm dhe të bashkojnë forcat dhe energjitë e tyre për të Ndalur Drejtimin e Gabuar”.

“Jemi ende në kohë për të asgjësuar këtë skenar ogurzi dhe të përllogaritur për shpopullimin e vendit.

Është detyrë e të gjithë shqiptarëve patriotë dhe sidomos e intelektualëve të reagojnë fuqishëm dhe të bashkojnë forcat dhe energjitë e tyre për të Ndalur Drejtimin e Gabuar.

Kjo nis me përshkallëzimin e luftës kundër Korrupsionit dhe garantimin e Referendumit, si i vetmi instrument, që rivendos Llogaridhënien në çdo nivel”, shkruan Meta.