Pasi vrau gruan shkoi në punë sikur s’kishte ndodhur asgjë, arrestohet 51-vjeçari shqiptar në Greqi

130
Sigal

51-vjeçari, me origjinë shqiptare, që dje pas mesnate ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare, e cila vdiq në spitalin e Zakynthos është arrestuar pas disa orësh nga ngjarja nga policia greke,

Sipas ERT, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë. Gruaja fatkeqe ka vdekur pak kohë më vonë në spital.

Më pas ai doli nga shtëpia për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm nga njerëzit e Departamentit të Policisë së Zakynthos dhe pranoi se kishte vrarë gruan e tij 49-vjeçare. Sipas informacioneve, autori është arrestuar në zonën e Kerit, ku ka shkuar në pallatin ku punonte, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Autori po mbahet në policinë e Zakynthos dhe pritet të shkojë sot në prokurori dhe nesër në hetues.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur, me djalin e rritur që jeton jashtë Zakynthos.