Shpërthimi në zyrën e kryetarit, policia jep detajet: Ja si ndodhi ngjarja, pasi hodhi granatën ish-shoferi i Tushes…

568
Sigal

Pas ngjarjes se rende ne zyren e kreut te bashkise se Lushnjes, ku ish shoferi hodhi nje sasi eksplozivi dhe la te plagosur kryebashkiakun Fatos Tushe dhe sekretaren e tij, Erisa  Qallliu, policia jep inforamcionin e pare zyrtar lidhur me ngjarjen.

Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.