Ishulli i Pashkeve

897
Sigal

Në vend të urimit, po shpreh këtu paralajmërimin se Shqipëria, po nuk ndryshoi kulturën që e ka shndërruar në republikë të druvarëve, duke ndryshuar edhe institucionet që ka ngritur kjo kulturë, rrezikon të pësojë fatin e Ishullit të Pashkëve. Për ata që nuk e dinë historinë e këtij ishulli, po e them me dy fjalë: Atje dy fise druvarësh u vunë në garë se kush do të ndërtonte statujat prej guri më të larta. Duke qenë se për këtë kishin nevojë të ngrinin skela druri, filluan të presin pemët e pyllit. E bënë këtë punë për disa breza rresht derisa e shpyllëzuan ishullin, aq sa erozioni bëri pastaj të vetën dhe më në fund ishulli u zbraz nga njerëzit dhe mbeti i banueshëm vetëm për statujat absurde prej guri!!!