Viti mbyllet me acar, temperaturat sot nën zero gradë,ku do të ketë reshje dëbore

513
Sigal

Edhe gjatë ditës së sotme do të mbizotërojnë temperaturat e ulta në të gjithë vendin. Sipas Institutit të  Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat minimale sot në vendin tonë do të shkojnë deri në -6 gradë në vendet malore.

Parashikimi i motit:

RESHJET

(E martë, dt.31), priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në terrenet malore priten reshje të dobëta dëbore në verilindje dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

(E martë, dt.31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 10 °C
në vendet e ulëta: 0 / 9 °C
në vendet malore: -6 / 2 °C

ERA

(E martë, dt.31) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasditeve.