Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Dukës, reagon presidenti Meta: Po përfshihen elementë kriminalë!

261
Sigal

Presidenti Ilir Meta reagon pas shpërthimit me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Dukës.

Postimi i Metës:

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.” – shkruan Meta.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë se kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në lagjen numër 4 në qytetin e Durrësit, shumë pranë banesës së Dukës, i cili nuk ndodhej në shtëpi pasi po shihte derbin.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë burime nga FSHF konfirmojnë lajmin e këtij shpërthimi shumë pranë banesës.

Mësohet po ashtu se në momentin e shpërthimit në shtëpinë e tij gjendeshin bashkëshortja dhe djali.