Peleshi: Thyejmë mentalitetin Ndërhyjmë në ligj për LGBT-në

463
Sigal

TIRANË – Gjatë konferencës së zhvilluar për të drejtat themeltare, mos diskriminimin dhe mbrojtja e grupeve vunerabël përfshirë LGBT, zv/kryeministri Peleshi u shpreh se ka një planveprim për të mbrojtur të drejtat e tyre, duke u ndërhyrë në legjislacion.

“Përmirësim të legjislacionit, besojmë dhe mbështesim qasjen përmes dialogut të vazhdueshëm. Plani i veprimit për komunitetin, për të thyer mentalitetin dhe tabutë që ekzistojnë në shoqërinë  tonë.”- tha Peleshi.

Zv/kryeministri Peleshi u shpreh gjatë konferencës së organizuar nga PE, KE dhe PE, se po vijohet puna për të drejtat e  LGBT në një mjedisi ku ka ende armiqësi ndaj tyre.

“Jemi ende larg drejt asaj shkalle emancipimi. Gjendja e të drejtave do jetë barometri i emancipimit të shoqërisë.”- u shpreh Peleshi.

Ndërsa shtoi se ky proces nuk është i lehtë dhe nuk realizohet në kohë të shkurtër Peleshi theksoi se do të zbatojmë frymën Kushtetuese.

“Takimi i sotëm do i bëjë mirë krijimit të një fryme më të mirë. Të drejtat e LGBT si të drejta të njeriut do respektohen akoma më tepër.”- shtoi Peleshi. 

Meta:Barazia e mosdiskriminimi, parime thelbësore, askush nuk mund të paragjykohet
Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka mbajtur edhe fjalën hapëse në këtë konferencë është shprehur se Shqipëria ka një kuadër të gjerë ligjor për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe se barazia dhe mosdiskriminimi janë parime thelbësore dhe se askush nuk mund të paragjykohet.

Aksioni ynë i përbashkët do bëhet gjithnjë e më shumë efikas në kuadër të integrimit në BE.

“Falë angazhimit të institucioneve të pavarura Shqipëria ka arritur të hedhë hapa të rëndësishme përparimin e mosdiskreminimit. Risia e angazhimit tonë është ngritja e gupeve Parlamentare dhe Komisioneve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. ”- tha Meta.

Më tej Meta ka vlerësuar se ngritja e disa komisioneve dhe grupeve parlamentare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka bërë që Shqipëria të hedhë hapa admirues përpara. Sipas tij progres substancial është bërë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

“Rekomandimet e progres-raportit të Komisionit Evropian do jenë udhërrëfyes për të gjithë ne dhe autoritetet e vendit tonë. Kuvendi ynë qëndron i angazhuar për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE”-u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.