Shoferi i dehur përplaset me makinën, përfundon në kanal

182
Sigal

Një tjetër aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Sarandë në vendin e quajtur kthesa e Karahaxhit, në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë.

Elton Basho, 38 vjeç, banor i fshatit Bajkaj, bashkia Delvinë, ishte duke drejtuar tip “Ford Fiesta” kur i ka prerë rrugën një mjeti “Mercedez” dhe pas përplasjes ka përfunduar në kanal.

Nga kontrolli i ushtruar nga efektivë të qarkullimit rrugor rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e pijeve alkoolike, pra i dehur, ku nga testi i bërë doli me një sasi 1.23, njëherësh edhe pa dokument drejtimi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.