Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Librazhd, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.
Aksidenti ka ndodhur pikërisht në të njëjtën kthesë ku pak ditë më parë, një mjet përfundoi në lumin Shkumbin dhe humbën jetën 3 persona.
Ndërkohë autobusi me pasagjerë për fat të mirë ka dalë nga rruga duke shmangur rënien në greminë.
Deri më tani nuk raportohen të lënduar nga aksidenti që ka shkaktuar tmerr e panik tek pasagjerët.