Prokuroria dënon me 2 vite burg dhe 3 vite pezullim profesioni ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

484

Sigal

Prokuroria ka kërkuar dy vite burg për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili u arrestua teksa merrte ryshfet për një çështje gjyqësore. Organi i akuzës ka kërkuar që Hoxha për tri vite mos të ketë të drejtë për të ushtruar funksion publik. Hoxha u arrestua mbrëmjen e 2 majit nën akuzën “korrupsion pasiv”. Po sot është dhënë pretenca edhe për Ledion dhe Gerald Hoxhën si dhe Altin Malajn. Prokuroria kërkoi dënimin me 18 muaj shërbim prove për Ledion Hoxhën e Altin Malajn.

Djali i tij, Ledion Hoxha, po merrte ryshfet rreth 6 milionë lekë për një vendim për një ndryshim trashëgimie në momentin kur është ndaluar.

Ndërkohë, gjyqtari Ibrahim Hoxha, i cili do të ndikonte në vendimin për çështjen e pronësisë, mësohet se e priste jashtë ambienteve të lokalit. Në dosjen e akuzës thuhet se gjyqtari po bënte gati vendimin për prishjen e vendimit të trashëgimisë në favor të Dritan Jazenxhiut, i cili ishte në gjyq me të motrën për prona të trashëguara nga e ëma.