Shkrumbohet totalisht makina në Malësi të Madhe (Detajet)

232
Sigal

Një automjet, është shkrumbuar totalisht ditën e sotme në Malësi të Madhe. Raportohet se mjeti tip “Audi” ka qenë në pronësi të shtetasit K.J 25 vjeçar.

Dyshohet se shkaku për përfshirjen e makinës nga flakët, ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Njoftimi i Plotë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve.

Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.