Shkon në 842 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

321
Sigal

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja, duke e çuar në 842 numrin total të të infektuarve.

Tirana kryeson me numrin më të madh të të sëmurëve aktivë duke u ndjekur nga Kruja, e cila është kthyer në një zonë të rrezikshme javët e fundit për shkak të një fasonerie atje.

Rastet e reja sot ishin në Tiranë, Kamzë, Krujë dhe Shkodër.