Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

433
Sigal

Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka njoftuar në një konferencë për shtyp, se numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri është rritur në dhjetë.

Gjashtë persona të prekur nga Covid-19 janë të lidhur me dy rastet, babë e bir, të infektuar pas qëndrimit të djalit 28 vjeçar në Firence.

Ndërsa dy raste të tjera pa lidhje me këta dy persona, janë një 31 vjeçar që ka qëndruar një ditë në Milano dhe një tjetër pacient i shtruar në spitalin e Durrësit.

Autoritetet u bënë sërish thirrje qytetarëve, të marrin masa për të ndalur përhapjen e virusit, duke shmangur grumbullimet, kafeneve dhe duke aplikuar higjenë personale. Zv. Ministrja bëri apel që qytetarët të ndjekin udhëzimet, sepse qytetarët vijojnë të qëndrojnë në masë nëpër kafene.

Qeveria ka lajmëruar mbylljen e institucioneve arsimore për dy javë.

Nëse keni shenja temperature, kolle, probleme me frymëmarrjen dhe keni udhëtuar drejt vendeve të prekura nga koronavirusi, apo keni patur kontakt me persona të prekur, mos u drejtori në spital, por telefononi menjëherë numrin 127 dhe merrni udhëzimet, për veprimet që duhet të kryhen