Eri reagon pas sherrit të bujshëm në “Për’puthen” dhe përjashtimit nga emisioni

222
Sigal

Pas sherrit të turpshëm që ndodhi mes Dorit dhe Erit, ka reaguar ky i fundit. Nëpërmjet një reagimi në Instastory, Eri shkruan se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse pas përjashtimit nga emisioni.

“Pas largimit tim nga Për’puthen, po më vijnë shumë sms dashamirëse nga të gjithë ndjekësit, ku kërkojnë edhe rikthimin tim. Po, kjo nuk është në dorën time, gjithçka varet nga produksioni dhe nga ju”, shkruan ai ndër të tjera.

Sherri, i cili nisi me një koment banal dhe është i pajustifikuar, nisi pas një debati në studio me hyrjen e Dorit. Eri pasi doli nga studio për t’u qetësuar tha për Dorin se: “Po e mbroja, se thashë kam hyrë vetë i ri dhe e di ca presioni ka. ai e ka bërë për vëmendje”.

Pavarësisht kësaj Eri shkon sërish ‘të sqarohet’ me Dorin e pyet: “Ça ke ti për punë e leshit ore kokëpalarë”. Pas kësaj, sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës .

“Të gjithë kërkojnë...”/ Eri reagon pas sherrit