Dimri që lamë pas me fenomenet më ekstreme

184
Sigal

Një dimër i çmendur është konsideruar nga metereologët ky 3-muajsh që sapo lamë pas. Shumë vende u mbuluan masivisht nga dëbora, e gjithashtu qytete që nuk e kishin parë këtë fenomen prej vitesh e vitesh.

Në një hark kohor prej 1 dhjetor deri më 28 shkurt, ndodhi gjithçka, ekstreme të pamenduara ndonjëherë, që nga akulli që ngriu çdo gjë e deri tek njerëzit që dolën me rrobebanjo për të bërë plazh.

Një nga qytetet europiane që bora e zuri papritur ishte Madridi në Spanjë. Pas stuhisë Filomena, erdhi vala e dytë e të ftohtit, ku u arritën 5 rekorde temperaturash minus 0 gradë.

“Koha është çmendur, kaluam një sezon ekstremesh totale, pothuajse asgjë si këto nuk ka noddhur më parë. Nuk di të them nëse ishte thjesht ky dimër apo ngrohja globale po jep efektet negative,” tha metereologu veteran spanjoll, Angel Rivera.

Në vitet e fundit, një numër i madh i fenomeneve të pafavorshme kanë ndodhur, me dyfishin e numrit të valëve të nxehtësisë sesa në dekadën e mëparshme dhe shirat gjithnjë e më intensivë.