Meteori që frikësoi britanikët/ Shkencëtarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve: E rëndësishme të gjejmë…

220
Sigal

Një meteorit duhet të ketë rënë diku mbi Mbretërinë e Bashkuar, nga një meteor i madh i cili ndriçoi qiellin në Britani një natë më parë, duke frikësuar shumë njerëz.

Sipas shkencëtarëve një pjesë e vogël e asteroidit hyri në atmosferën e Tokës me 30 mijë milje në orë dhe copëzat e tij mund të ketë rënë në veri të Cheltenham.

Meteori u pak para orës 22:00, duke krijuar një zhurmë mjaft të fortë në të gjithë Anglinë jugore. Dr Luke Daly, i Universitetit të Glasgow, tha se meteori u copëtua pasi hyri në atmosferën e Tokës.

“Pjesa më e madhe e tij u dogj në atmosferë për pak sekonda. Megjithatë, ne mendojmë se mjaft fragmente duhet të kenë mbërritur në Tokë”, tha ai.

Meteori që frikësoi britanikët/ Shkencëtarët

Shkencëtarët kanë publikuar një hartë që tregon vendet e mundshme ku mund të kenë rënë copëza të meteorit, bazuar në vendet e mundshme të rënies, sipas përllogaritjeve kompjuterike.

“Ky asteroid orbitën kryesisht rreth Marsit dhe Jupiterit dhe nganjëherë i afrohej më shumë Diellit sesa Tokës”, thanë shkencëtarët, duke i bërë thirrje njerëzve që të ndihmojnë në gjetjen e copëzave të tij, duke i konsideruar shumë të rëndësishme.