Shkodër, pako me lëndë plasëse poshtë makinës së drejtores së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor

112
Sigal

Një pako më lëndë plasëse u kap në kohë sot në Shkodër.

Policia njoftoi se “rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka”.

Shërbimet e Policisë vendosën perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe verifikuan rastin.

Menjëherë u njoftuan forcat xheniere nga Tirana të cilët më pas bënë shpërthim të komanduar të pakos nga ku rezultoi se kishim të bënim me lëndë plasëse e cila ishte vendosur poshtë mjetit të drejtores se Operatorit të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas hetimeve të para, lënda plasëse është vendosur nga një person me motor. Kamerat e sigurisë mendohet që e kanë filmuar.