Berisha-qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 7 korrikut! Të rrëzojmë regjimin e Ramës që po shkatërron Shqipërinë

143
Sigal

Kreu i PD Sali Berisha në një takim me aktivistë të shoqërisë civile i bëri thirje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Kreu i selisë blu tha se kjo protestë do shënojë një fillim të fuqishëm të frontit që s’do ndalet deri në shpëtimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera Sali Berisha tha se do të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës i cili po shkatërron dhe shkelmon interesat kombëtare.

“Ju ftoj që këto ditë të bëjmë gjithçka për suksesin e protestës së datës 7 korrik që duhet të shënojë një fillim të fuqishëm të këtij fronti që s’do ndalet deri në shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi që po i shkatërron dhe shkelmon interesat kombëtare.”-tha Berisha.