Kërkesa drejtuar Çelës : Qentë kanë nevojë për drogë…

695
Sigal

Policia kap tonelata me hashash por nuk ka drogë për të stërvitur qentë e saj. Ministria e Brendshme ankohet ndaj prokurorëve se nuk u ka vënë në dispozicion drogë për qentë. Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës. Në shkresën e firmosur nga Çela, thuhet se “Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor. Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”.

Letra e plotë

Lënda: Kërkesa për bashkëpunim

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

Me shkresën nr. 10279, datë 19.02.2019 “Mbi vënien në dispozicin të sasive të nevojshme të lëndëve narkotike për trajnimin e qenve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë”, Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.

Përsa më sipër drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë, ku janë sekuestruar lëndë narkotike sipas specifikimeve që u nevojiten. Bashkëngjitur edhe shkresa e Ministrisë së Brendshme.