Shkatërrohet banda italo-shqiptare e drogës, në pranga katërmbëdhjetë persona

275
Sigal

Në mes të pandemisë së koronavirusit, një aksion blic i karabinierëve ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare të përbërë nga shqiptarë dhe italian të cilët merreshin me trafik droge në Pordenone dhe Venecia.

Gjatë operacionit të finalizuar mëngjesin e sotëm u vunë në pranga 14 persona.

Mediat italiane shkruajnë se në operacion morën pjesë forcat karabiniere të Friulit, Venezias dhe Venetos.

Gjatë aksionit u sekuestrua dhe një sasi e madhe droge e llojit kokainë dhe marijuanë.