Durrës, konfirmohet me koronavirus një 41 vjeçare

297
Sigal

Pas disa ditësh në qetësi Durrësi i rikthehet sërish hartës me raste të reja të konfirmuar me koronavirus.

Rasti i konfirmuar këtë të enjte është vatër e re në këtë qytet. E konfirmuar me koronavirus është një 41 vjeçare banore e lagjes nr.13, e cila deri më tani nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë kontakt me rastet e tjera të infektuar.

41 vjeçarja është punonjëse e një fabrike në Durrës. Tashmë vijon hetimi epidemiologjik i fokusuar kryesisht te familja e rastit më të ri.

Numri i të infektuarave me koronavirus në vendin tonë është 898 persona mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.