Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, gjashtë shqiptarë në pranga. Ja emrat

586
Sigal

Policia italiane ka goditur një bandë që shfrytëzonte për prostitucion disa vajza të reja. Pas një hetimi disamujor, policia ka arritur të vërë në pranga anëtarët e bandës së përbërë nga shtetas rumunë, shqiptarë, e italianë. Ata shfrytëzonin vajzat e reja në zonën e Tempios, në Modena.

Për realizimin e këtij operacioni u angazhuan 40 agjentë të policisë, të cilët zbuluan jo vetëm mënyrën se si shfrytëzoheshin vajzat, pro edhe skemën sesi menaxhonin “biznesin”.

Pas arrestimi, gjykata la në burg tre shtetas shqiptarë, Ismet Rapi, 36 vjeç, Flamur Beluli, 30 vjeç, Petrit Thartori, 41 vjeç, i njohur si Titi. Ndërkohë, është vendosur arrest shtëpie për tre shqiptarë të tjerë, Gerta Rapi, e njohur me emrin Pamela, 34 vjeç, Dorian Çakri, 27 vjeç, dhe Fabiol Çakri, 25 vjeç.

Hetimet tregojnë se organizata është goditur edhe disa vite më parë, por ka mundur që të ristrukturohet.