DHËMBËT-Si të shmangim kariesin dhe infeksionet

507
Sigal

Sëmundjet e dhëmbëve dhe të mishrave të dhëmbëve mund të
parandalohen dhe trajtohen nëse tregohemi të kujdesshëm dhe bëjmë pjesë të
përditshmërisë tonë disa rregulla të thjeshta që kanë të bëjnë me higjienën e
mirë të gojës. Veprimet e thjeshta përfshijnë : larjen e rregullt të dhëmbëve
dhe përdorimin e fillit dentar, përdorimin e shpëlarësve të gojës dhe ndjekjen
periodike të shëndetit të gojës tek stomatologu. Po ashtu edhe ushqimet që
shtrojmë çdo ditë në tavolinën tonë, mund të ndikojnë në prishjen e dhëmbëve,
ndaj edhe në këtë pikë duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

1-Duhet
të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e
pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
2- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth
çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë siperfaqen e tij.
3- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
4-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
5- Molla është një ndër frutat më të këshillueshmë nga dentisti për dhëmbët,
sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
6-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialisteve ato bëjnë mirë për
zmaltin e dhëmbëve.