Shkarkohet gjyqtarja Nure Dreni. A po luan mazhoranca me Vettingun të shpëtojë ish-ministrin Tahiri?

413
Sigal

Janë të shumtë analistët dhe politikanët që thonë se gjyqtaren Nure Dreni e shkarkuan një javë para vendimit për ish-ministrin Tahiri, pasi kishin informacion nga kolegët e saj se ajo do të votonte për dënimin e ish-ministrit Tahiri. Pra jo vetëm që e palosën në mënyrë që të mos votonte për dënimin e njeriut kryesor në PS dhe mikut të kryeministrit Rama, por njëkohësisht dërguan sinjal edhe për gjyqtarët e tjerë të trupit gjykues se kështu do ta pësoni nëse jepni dënim

Më 24 qershor do të jepet vendimi për ish-ministrin Sajmir Tahiri. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin. Avokat Maks Haxhia ka kundërshtuar duke thënë se kjo është një kërkesë në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Penal, pasi asgjë nuk është provuar kundër klientit të tij, Tahiri.

Por ka dyshime të forta se procesi gjyqësor është nën presion të fortë nga qeveria e zotit Rama, pasi dënimi i ish-ministrit të tij të brendshëm dhe një prej njërzve më besnikë të tij, do të jetë një minus i madh publik e politik për Edi Ramën. Aq me tepër që edhe vetë ish-ministri Tahiri ka lëshuar sinjale “satelirore” se nëse dënohet do të flasë për Ramën dhe politikanët e PS-së.

E jo vetëm!

Me sa duket duhet të të ketë shumë DVD dhe dokumenta komprementuese ndaj mazhorancës, aq sa më shumë po punojnë si qeveri që të mos dënohet Sajmir Tahiri, se sa të meren me pasojat e tërmetit dhe të koronavirusit.

Me sa duket edhe shkarkimi një javë para vendimit të trupit gjykues, të një prej gjyqtarëve të gjykatës së Apelit Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Nure Dreni, i shërben mazhorancës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Nure Dreni. Sipas hetimit administrativ, gjyqtarja nuk mundi të justifikojë pasurinë me burime të ligjshëm. Bëhet fjalë për dy apartamente, një në Tiranë dhe një në Golem, si dhe një automjet. Një argument që KPK, pra Vettingu, nuk e përdori për Ardian Dvoranin, kur atij i doli një shumë diku të 100 milionë lekë e pajustifikuar.

Janë të shumtë analistët dhe politikanët që thonë se gjyqtaren Nure Dreni e shkarkuan një javë para vendimit ndaj ish-ministrit Tahiri, pasi kishin informacion nga kolegët e saj se ajo do të votonte për dënimin e ish-ministrit Tahiri. Pra jo vetëm që e palosën në mënyrë që të mos votonte për dënimin e njeriut kryesor në PS dhe mikut të kryeministrit Rama, por njëkohësisht dërguan sinjal edhe për gjyqtarët e tjerë të trupit gjykues se kështu do ta pësoni nëse jepni dënim.

Largimi i kësaj gjyqtareje pritet të rëndojë situatën në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend. Apeli i Posaçëm, sipas ligjit, duhet të ketë në përbërje 11 gjyqtarë, por aktualisht aty ushtrojnë detyrën 5 të tillë. Pjesa tjetër e gjyqtarëve janë shkarkuar nga vetingu dhe zëvendësimi i tyre nuk është kryer ende.

Pra Nure Dreni u largua një javë para vendimit të datës 24 qershor, ku ndonëse vota mbetet e fshehtë, porse duket se ajo ishte për dënimin e ish-ministrit, çka solli ndërhyrjen e qeverisë mbi Vettingun.

Kjo shton akuzat dhe dyshimet se Vettingu kontrollohet nga PS dhe konkretisht nga Surreli.