Pogradec/ Arrestohet 30-vjeçari, kapet me doza kanabisi. Në banesë i zbulohen radio marrëse, shkop gome, prānga dhe një detektor

304
Sigal

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi është kapur me disa doza kanābis, ndërsa në banesë i janë zbuluar sende të tjera të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kríminale në fushën e narkōtikëve dhe të armēmbajtjes pa leje, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkōtike dhe​ armē të ftohta organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në lagjen nr. 1 në Pogradec.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit M. Y., 30 vjeç, banues në Pogradec. iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkōtike kanābis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thíkë, 2 copë fishekë armē zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë prānga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armēve, armēve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armēve të ftohta”.