Një drejtues mjeti është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi dy ditë më parë pasi ka humbur kontrollin është përplasur me barrierat mbrojtëse. Por si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 32 vjeç, banues në Nepravishtë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi më datë 17.07.2023, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse. Si pasojë e këtij aksidenti u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit).
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.